
GB Thermo Color është një kompani e konsoliduar në tregun shqiptar, me eksperiencë shumëvjeçare në sektorin e materialeve të ndërtimit. E specializuar në zgjidhjet për termoizolim, hidroizolim dhe sistemet e ndërtimit të thatë, kompania ofron produkte cilësore si me shumicë ashtu edhe me pakicë.
Falë bashkëpunimit me marka prestigjioze ndërkombëtare dhe angazhimit të vazhdueshëm për cilësi e profesionalizëm, GB Thermo Color është një partner i besueshëm për kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe profesionistë të sektorit.
Shërbimi ndaj klientit është në qendër të filozofisë sonë. Përveç furnizimit me materiale, ne ofrojmë konsulencë profesionale dhe asistencë për të garantuar realizimin e projekteve me efikasitet, cilësi dhe brenda afateve të përcaktuara.




