Grafiato akrilike e cilesise se larte, e dizenjuar per mbrojtejen e siperfaqes se mureve te fasades. Karakterizohet nga nje ngjitje shume e mire dhe rezistence e shkelqyer ndaj faktoreve te jashtem.
Aplikimi: Siperfaqja e cila do te lyhet me grafiato, duhet te jete lyer fillimisht me astar BK Grund Universal. Nese eshte e nevojshme, mund te hollohet me nje sasi te vogel uji, 1%. Aplikimi behet me mistri metalike dhe me pas ne varesi te struktures se deshiruar hapet me mistri plastike.
Shenim: Eshte e nevojshme qe te perzihen 4-5 kova se bashku per te marre rezultatin me te mire.
Temperatura e aplikimit: +5°C deri ne +30°C. Mos punoni ne rrezet e diellit direkt, shi ose ere te forte.
Konsumi: Afersisht 2.2 – 3.3 kg ne varesei te kokerrizave dhe struktures.
Jetegjatesia dhe ruajtja: 18 muaj brenda paketimit origjinal. Ruajeni ne temperatura nga +5°C ne +25°C dhe mbrojeni nga rrezatimi direkt ne diell dhe ngricat.

